Me një program të organizuar në Xhaminë e Sahatit në Gostivar, është shënuar Nata e Beratit, e cila konsiderohet si natë lajmëruese për ardhjen e muajit të Ramazanit, raporton Anadolu.

Programi u mbajt pas namazit të jacisë në organizim nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut (BFI) – Myftinia Gostivar dhe Dijaneti i Turqisë, me pjesëmarrje të besimtarëve të shumtë dhe personaliteteve të ndryshme, përfshirë kryetarin e BFI-së, Shaqir Fetahu, ambasadorin e Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy, si dhe këshilltarin për çështje fetare pranë ambasadës turke, Mustafa Bodur.

Gjatë programit u lexuan pjesë nga Kurani Famëlartë dhe lutje, si dhe u interpretuan ilahi.

Ndryshe, Nata e Beratit konsiderohet nga netët e mëdha në besimin islam dhe shënohet në natën e 15-të të muajit Shaban sipas kalendarit islam, që këtë vit përkon me natën që lidh 2 dhe 3 shkurtin, ndërsa llogaritet lajmërues për ardhjen e muajit të Ramazanit, si dhe natë e pastrimit nga mëkatet, natë e dëshirave dhe e përcaktimit të fatit.

Në vende të ndryshme, kjo natë shënohet me programe dhe aktivitete të ndryshme.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com