Ministria e Transportit ka iniciuar procedurën për lidhjen e një marrëveshjeje për trafikun ajror me Mbretërinë e Arabisë Saudite, me të cilën, siç u njoftua sot, do të vendoset korniza ligjore që do të mundësojë hapjen e linjave të rregullta ajrore me këtë shtet. Deri më tani, mes dy vendeve nuk është zhvilluar trafik ajror dhe pritet që vendosja e linjave të rregullta të kontribuojë në rritjen e bashkëpunimit ekonomik, turizmit, shkëmbimit tregtar dhe marrëdhënieve të përgjithshme bilaterale.
Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, theksoi se kjo marrëveshje krijon kushte liberale dhe të drejta për punën e transportuesve ajrorë, duke nxitur konkurrencën, çmime më të ulëta për udhëtarët, si dhe mundësi për shërbime të reja dhe më cilësore. Sipas tij, marrëveshja garanton nivelin më të lartë të sigurisë në trafikun ajror në përputhje me standardet ndërkombëtare. Nikolloski shtoi se Maqedonia dhe Arabia Saudite kultivojnë marrëdhënie miqësore, me angazhim të ndërsjellë për avancimin e investimeve dhe thellimin e bashkëpunimit në shumë fusha me interes të përbashkët.