Më 16.02.2026 në ora 14:50 në SPB Tetovë është raportuar se në Kodrën e Diellit, tek vendi i quajtur “Ceripashina”, ka mbetur i lënduar një person. Një ekip nga një shoqatë për sport dhe shërbime të tjera me automjet special në ora 16:10 e ka gjetur personin F.M.L. (24) nga Danimarka, i cili sipas raportimit, ishte lënduar nga një ortek dëbore derisa po skijonte. Pas dhënies së ndihmës, personi me autoambulancë është dërguar në një spital privat në Shkup.