Ne nuk kemi më kundërshtarë, DUI-n e mundëm! – kështu deklaroi Qoku i VREDI-t në TV21, ku mburrej për “suksesin” e vlenushkave në zgjedhjet lokale por edhe ato parlamentare.
E gjithë narrativa e ushtarit të vetmuar të sektit VV brenda VREDI-t, sillej rreth atyre 107 mijë votave të “pastra shqiptare” të zgjedhjeve parlamentare dhe të 10 komunave me shumicë shqiptare, ku tre nga ato ia falën despotit Micko, si shpërblim të votave të komitëve nëpër komunat me shumicë shqiptare.
Sipas Qokut ky qënkësh legjimiteti i vredistëve pasi kishin “zhdëpur” dy herë radhazi DUI-n më aleatët e saj.
Sa për dijeni dhe jo për të bërë avokatin e djallit, ky trimi Mickos duhet të na thotë se sa vota komitësh morën në Çair, Shutkë, Tetovë, Gostivar etj., ku falë votave komite vredistët morën ato 14 deputet, gjë që e rrëzon pretendimin e tyre për 107 mijë vota të “pastra shqiptare”!
Madje edhe në zgjedhjet lokale, ku pa votat e komitëve nuk do arrinit as 5 komuna të fitonit.
Sa i takon zgjedhjeve lokale vredistët kryen aktin e tradhtisë së lartë kombëtare, duke ia falur Bërvenicën, Kërçovën dhe Strugën despotit Micko, si borxh nga zgjedhjet parlamentare dhe për këtë akt të tradhtisë, ku vredistët i bënë “varrin” kandidatëve shqiptarë,ku Qoku i VREDI-t nuk dha asnjë shpjegim apo arsyetim se si u shitën komunat e caktuara qysh më parë.
Legjitimiteti përfaqësohet përmes numrave i dashur Qoke! 14 deputetë ( me largimin e Taravarit nga VREDI kanë ngelur 11 deputet) nuk përbënin shumicën e përfaqësuesve shqiptarë, por vullnetin politik të despotit Micko për “kalafeçkat” nga VREDI, duke i marrë në qeverinë e koalicionit si kukulla të bindura të despotit!
Ju nuk e keni mundur DUI-n dhe aleatët e saj, por keni tpërdhosur dinjitetin shqiptar në Bervenicë, Kërçovë dhe Strugë dhe në mbarë vendin me qendrimet tuaja prej servili!
Medai Shaholli