Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar qytetarët për Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Pas ceremonisë së ngritjes së flamurit, ajo theksoi se sot qytetarët mblidhen për të festuar dhe nderuar ata që sakrifikuan gjithçka për lirinë e Kosovës.

“I uroj të gjithë qytetarët e Kosovës për 18-vjetorin e Pavarësisë së shtetit tonë sovran e të pavarur. Është një ditë ku të gjithë bëhemi bashkë në radhë të parë për të festuar këtë përvjetor të shtetit tonë të ri, i cili tashmë po hyn në moshë të pjekurisë dhe në të njëjtën kohë bëhemi bashkë për të përkujtuar të gjithë ata që sakrifikuan gjithçka në mënyrë që ne sot ta gëzojmë shtetin”, tha e para e vendit.

“Rrnoftë Republika e Kosovës”, përfundoi Osmani fjalimin.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume