Sot (02.02.2026), në orën 15:12, në rrugën “Partizanska” në Strugë, zyrtarët policorë nga NJPB Strugë e privuan nga liria E.A. (42) nga fshati Shum, rajoni i Strugës. Gjatë një kontrolli trafiku, zyrtarët policorë ndaluan një automjet të tipit “Alfa Romeo” me targa të Strugës, ku u konstatua se drejtuesi i mjetit e kishte drejtuar automjetin pa dhënë provimin e vozitjes. Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa automjeti është konfiskuar.
Po sot (02.02.2026), në orën 14:00, në Kërçovë, zyrtarët policorë nga NJPB Kërçovë e privuan nga liria A.E. (40) nga fshati Sërbicë, rajoni i Kërçovës. Gjatë një kontrolli trafiku me radar, u konstatua se ai po drejtonte një automjet të tipit “Mercedes” me targa të Kërçovës me shpejtësi prej 64 kilometrash në orë, në një zonë ku shpejtësia e lejuar është 50 km/orë. Gjatë kontrollit, gjithashtu u konstatua se personi kishte ndalim për drejtimin e automjeteve motorike të kategorisë B. Ai është ndaluar në stacion policor dhe për rastin është njoftuar prokurori publik.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj të dyve do të parashtrohen kallëzime përkatëse penale sipas nenit 297-a dhe nenit 300 të Kodit Penal.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com