Nga sot ka nisur zbatimi i sistemit për sanksionim automatik të shkeljeve në komunikacion, i njohur si “Safe City”, në territorin e Shkupit, Kumanovës dhe Tetovës.
Autoritetet bëjnë thirrje që drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e komunikacionit, duke theksuar se shkeljet do të regjistrohen dhe sanksionohen automatikisht.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski informoi se është miratuar një Rregullore e re me të cilën është rritur pragu i tolerancës për shpejtësinë e drejtimit të automjeteve, respektivisht tolerancë prej 6 km/orë për shpejtësi deri në 100 km/orë dhe 8 km/orë mbi 100 km/orë. Me ndryshimet e reja të Rregullores, e cila hyri në fuqi dje, për shpejtësi deri në 50 km/orë mbetet toleranca prej 6 km/orë. Kjo do të thotë se në zonat ku kufiri është 30 km/orë, kamera nuk do të regjistrojë shkelje deri në 36 km/orë, ndërsa do të regjistrojë nga 37 km/orë.
Sipas ligjit, gjobat për tejkalim të shpejtësisë janë:
deri në 20 km/orë mbi kufirin: 20 euro;
nga 20 deri në 30 km/orë: 45 euro;
nga 30 deri në 50 km/orë: 300 euro dhe marrje e patentë shoferit nga 3 deri në 12 muaj;
mbi 50 km/orë: 400 euro dhe marrje e patentë shoferit për paktën një vit.