Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, foli për kontributin e ish-ministrit të Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga, në rastin “Alfa”.

Sela vlerësoi se Lloga ka vizituar burgjet për të parë nga afër kushtet e të burgosurve dhe ka përpjekur të përmirësojë situatën, duke propozuar edhe një ligj për amnesti, i cili nuk u miratua nga shumica parlamentare e udhëhequr nga LSDM-ja.

“Krenar Lloga ka shkuar dhe ka parë kushtet nëpër burgje. Duhet që çdo ministër të vizitojë dhe të shohë se në çfarë situate mizerie trajtohen njerëzit atje. Ai ka propozuar edhe ligjin për amnesti, i cili nuk u miratua nga shumica e atëhershme dhe dështoi jo për faj të ministrit. Lloga është marrë me rastin ‘Alfa’, dhe gjatë kohës kur ishte ministër u pastrua dilema e asaj video mbi dhjetëra vite. Nuk ishte e mundur të ndërmerreshin iniciativa të tjera, të paktën sipas informacioneve që kam unë, dhe vendimi i gjyqit që Agim Islami të lirohej i pafajshëm mbeti i vetëm”, deklaroi Sela.

Ai shtoi se gjatë kohës kur Lloga ishte ministër i Drejtësisë, gjyqi shpesh shtyhej dhe vendime nuk merren për shkak se ministri nuk është gjyqtar. “Sapo Lloga dhe Aleanca për Shqiptarët u larguan nga Qeveria, gjykata nuk e mori më në shqyrtim çështjen e lirisë së Agim Islamit”, përfundoi Sela.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com