Policia ka ngritur kallëzim penal kundër B.Sh. (45) nga Tetovë për veprat penale “uzurpim i patundshmërive” dhe “ndërtim i paligjshëm”.
Sipas njoftimit të SPB Tetovë, i dyshuari gjatë vitit 2025, në vendbanimin turistik Kodra e Diellit, ka ndërtuar objekt me strukturë të fortë në tokë shtetërore, pa leje ndërtimi nga organi kompetent.
“Rasti është proceduar nga SPB Tetovë dhe ndaj personit është ngritur kallëzim penal”, raporton Tetovasot, duke cituar policinë.