Në Tearcë, më 24.02.2026, gjatë punimeve me eskavator në një pronë private, është gjetur një mjet shpërthyes – granatë e ndryshkur.
Rasti është denoncuar në Njësinë Policore Tearcë, ndërsa për largimin e mjetit shpërthyes është njoftuar Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.
“Sipas policisë, nuk ka të lënduar dhe po merren masa për largimin e sigurt të mjetit”, raporton Tetovasot, duke cituar autoritetet policore.