Nga sot nis zbatimi i sistemit “Qytet i Sigurt”. Nuk do të ketë më paralajmërime për shkelësit, por do të shqiptohen gjoba sipas sistemit që po zbatohet. Ky sistem nuk ka për qëllim ndëshkimin, por rritjen e sigurisë në trafik dhe shpëtimin e sa më shumë jetëve njerëzore, pasi jeta e njeriut nuk ka çmim, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
“Vendosëm tolerancë që ishte në përputhje me legjislacionin ekzistues: 6 km/orë për shpejtësi deri në 100 km/orë dhe 8 km/orë mbi 100 km/orë. Rregullorja, që është në kompetencë të Ministrisë së Energjetikës, në konsultim me ekspertë, profesorë dhe përfaqësues të Ministrisë së Energjetikës dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme, u ndryshua dhe hyri në fuqi dje”, sqaroi Toshkovski në RTVM.