Me ftesë të drejtorit të Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve, Granit Osmani, Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali, mori pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare. Të pranishëm ishin edhe Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, si dhe Ambasadori i Kosovës, Florian Qehaja.
Me këtë rast, Sali theksoi se gjuha amtare është themel i identitetit, trashëgimisë kulturore dhe kohezionit shoqëror, duke nënvizuar se respektimi dhe zbatimi i saj në jetën institucionale dhe publike përbën një të drejtë themelore dhe standard demokratik.

Duke iu referuar albanologut Eqrem Çabej, ai rikujtoi se gjuha është pasqyra më e qartë e historisë dhe e shpirtit të një populli, prandaj duhet të ruhet dhe të promovohet si vlerë bashkuese në një shoqëri shumetnike

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume