“Pas një aksidenti trafiku në Toplicë, policia arrestoi një 63-vjeçar i cili drejtonte automjet nën ndikimin e alkoolit.”

Më 03.03.2026, në ora 21:23, në rrugën rajonale Gostivar – fshati Gradec, në fshatin Toplicë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Gostivar e privuan nga liria Xh.K. (63) nga fshati Dobërdoll, rajoni i Gostivarit.

Gjatë veprimeve policore lidhur me një aksident trafiku, ku kishte marrë pjesë me veturë të tipit Opel, është konstatuar se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, respektivisht i janë matur 1.79 promilë alkool në gjak.
I njëjti është ndaluar në stacion policor dhe ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume