Presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar situatën me Iranin dhe paralajmërimet për tërheqje nga Kampionati Botëror, i cili këtë vit do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.
Federata iraniane e futbollit po shqyrton mundësinë e mos pjesëmarrjes pas sulmeve të fundit të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.
“Absolutisht nuk më intereson”, ishte komenti i Trump, i cili më pas shtoi:
“Irani është një vend që ka pësuar një humbje katastrofale. Forca e tyre është e shteruar”, deklaroi ai, transmeton Politico.