Janë arrestuar dy persona në Prishtinë, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë rrahur fizikisht një tjetër.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se personi ka pranuar tretman mjekësor.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar”.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport./Klankosova.tv

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume