Drejtori ekzekutiv i Nvidia-s, Jensen Huang, ka dhënë dorëheqjen pas skandalit me marrrëdhëniet e tij jashtëmartesore e po ashtu, lidhjen me një grua të dyshuar si spiune kineze.
Në një deklaratë, Nvidia tha se “Colette Kress, Zëvendëspresidentja Ekzekutive dhe Drejtoresha Financiare aktuale e NVIDIA, ka rënë dakord të shërbejë si Drejtoreshë Ekzekutive e Përkohshme.”
“NBC” raporton se bordi i Nvidia-s u mblodh të mërkurën në mbrëmje për të diskutuar të ardhmen e Huang në kompani, pasi ishte informuar edhe Shtëpia e Bardhë për takimin. Aksionet e Nvidia-s ranë me pothuajse 9% në tregtimin pas orarit të punës të mërkurën, mes raportimeve të shumta për takimin.
Huang, 63 vjeç, kishte qenë me Nvidia që kur bashkëthemeloi prodhuesin e çipave të Silicon Valley në fillim të viteve 1990 dhe ai kryesoi firmën gjatë rritjes së saj mes bumit të inteligjencës artificiale të viteve të fundit.
Huang thuhet se ka pasur një aferë jashtëmartesore me spiunen e dyshuar kineze Alice Huang. Ai pranoi se kishte tradhtuar bashkëshorten në një email faljeje drejtuar punonjësve të Nvidia, por nuk e përmendi emrin e gruas së përfshirë. Një aferë e dytë e dyshuar me një punonjës është raportuar nga New York Times.
The New York Times ka raportuar për një marrëdhënie të pretenduar jashtëmartesore me Kimberly Powell, zëvendëspresidente e Nvidias, përgjegjëse për sektorin e kujdesit shëndetësor. Artikulli, duke iu referuar pesë personave që kanë punuar në Nvidia, pretendon se 63-vjeçari Huang dhe 48-vjeçarja Powell, të cilët janë të martuar me partnerë të tjerë, kanë pasur një marrëdhënie personale.
Dy prej burimeve pretendojnë se të dy kanë shfaqur sjellje veçanërisht intime në një hotel në San Jose, gjatë një konference të Nvidias në marsin e kaluar. Takimi i tyre dyshohet se është filmuar nga një person që ndodhej në ambientet e hotelit. Sipas dëshmive, pjesëtarë të ekipit të sigurisë së Huang e kanë veçuar personin që po bënte regjistrimin dhe i kanë propozuar të nënshkruante një marrëveshje konfidencialiteti (NDA). Megjithatë, ekzistenca dhe përmbajtja e kësaj videoje nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur nga mediat që kanë publikuar këto pretendime