Një njësi logjistike e lidhur me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara pranë aeroportit të Bagdadit në Irak është vënë në shënjestër të një sulmi iranian.

Sipas raportimeve objektivi ishte kampi i mbështetjes logjistike që shërben për Ambasadën amerikane në Irak. Sulmi dyshohet të jetë kryer nga forca të lidhura me Iranin.

Pas sulmit, sistemet e mbrojtjes ajrore të kampit logjistik u aktivizuan për të neutralizuar kërcënimin.

Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme të mëdha, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare mbi incidentin.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume