Më datë 09.03.2026, në ora 17:30, në DPB Gostivar, një 31-vjeçare nga Gostivari ka denoncuar se bashkëshorti i saj F.L., me të cilin është në procedurë divorci, ka tentuar të marrë kredi nga një shoqëri financiare pa pëlqimin e saj. Sipas denoncimit, ajo është kontaktuar nga shoqëria financiare për ta njoftuar se kërkesa për kredi është aprovuar dhe se bashkëshorti i saj kishte qenë në ekspoziturën e tyre. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume