Komandanti i Gardës Revolucionare njoftoi se Ngushtica e Hormuzit është mbyllur dhe se Irani do të hapë zjarr ndaj çdo anijeje që përpiqet të kalojë nëpër të, sipas mediave iraniane.

Pse është e rëndësishme Ngushtica e Hormuzit?

Ngushtica e Hormuzit ndodhet midis Omanit dhe Iranit dhe lidh Gjirin Persik në veri me Gjirin e Omanit në jug.

Ajo është 33 km e gjera në pikën më të ngushtë, me korsinë e transportit detar që është vetëm 3 km e gjerë në secilin drejtim.

Përafërsisht një e pesta e konsumit të përgjithshëm të naftës në botë kalon nëpër Ngushticë.

Më shumë se 20 milionë fuçi naftë bruto dhe karburant kaluan nëpër Ngushticë mesatarisht çdo ditë vitin e kaluar, sipas të dhënave nga firma analitike Vortexa.

Anëtarët e OPEC-ut, Arabia Saudite, Irani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti dhe Iraku, eksportojnë pjesën më të madhe të naftës së tyre të papërpunuar përmes Ngushticës, kryesisht në Azi.

Katari, një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të gazit natyror të lëngshëm, eksporton pothuajse të gjithë gazin e tij natyror të lëngshëm përmes Ngushticës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume