Zyra për Çështje të Jashtme Kriminalistike në Kërçovë ka ngritur kallëzim penal kundër një personi juridik nga një fshat në komunën e Makedonski Brodit dhe B.B. (21) nga Kërçova, drejtues i personit juridik, për shkak të dyshimit se kanë kryer dy vepra penale “vjedhje”, kundër B.B. (45) nga fsh. Pllasnicë për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “ushtrimi i transportit publik pa licencë” dhe “përdorimi i dokumentit me përmbajtje të rreme” dhe kundër G.P. (50) nga Kërçova, punonjës i NP “Pyjet Nacionale”, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “punë e pandërgjegjshme në detyrë”. Gjatë viteve 2024 dhe 2025, i denoncuari i parë ka lidhur kontrata shitblerjeje të druve për ngrohje me Ndërmarrjen Publike Pyjet Nacionale, filiali Lopushnik – Kërçovë, dhe, më pas, më 27.08.2025, në bazë të kontratave, i denoncuari i katërt G.P. ka përgatitur letë përcjellëse në të cilën ka futur përmbajtje të rreme dhe si të tillë i denoncuari i tretë B.B. e ka përdorur atë si provë në procedurat ligjore dhe e ka transportuar drurin me mjet trasnportues “Man” pa poseduar licencë për ushtrimin e transportit publik.
Përveç kësaj, personi i denoncuar juridik ka kryer vjedhjen e 852,5 metrave kub dru për ngrohje shtesë, me të cilat i është shkaktuar dëm material buxhetit të NP “Pyjet nacionale” në shumën prej afërsisht 3.191.760 denarësh.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume