Në vijim, ju përcjellim mesazhin e Kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

“Me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, shpreh urimet më të sinqerta për të gjitha gratë shqiptare kudo që janë.

Gruaja është shtylla e familjes dhe e shoqërisë, simbol i përkushtimit, sakrificës dhe forcës që mban gjallë vlerat më të mira njerëzore.

Në këtë ditë të veçantë, shpreh mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm të grave në familje dhe në shoqëri.

Gëzuar 8 Marsin!
Me urime për shëndet, lumturi dhe suksese në çdo fushë të jetës.”

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume