Moti sot me vranësira të ndryshueshme, në orët e mëngjesit dhe paradite në pjesët perëndimore të vendit do të ketë reshje të dobëta të shiut. Pasdite vranësirat do të zvogëlohen. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 11 deri në 16 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme, paradite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 15 gradë Celsiusë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume