Zyrtarët doganorë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, gjatë kontrollit të një pasagjeri, shtetas i huaj, i cili po udhëtonte drejt Londrës, zbuluan 150 mijë paund britanikë të cilët nuk ishin deklaruar sipas detyrimeve ligjore.

Sipas Ligjit për Punë Devizore, pasagjerit i janë kthyer deviza në kundërvlerë prej 10 mijë eurosh, ndërsa pjesa tjetër prej 141,315 paund britanikë është mbajtur përkohësisht. Siç njofton Drejtoria e Doganave, ndaj personit është ngritur kallëzim përkatës për kundërvajtje.

Nga kjo drejtori theksojnë se zbatojnë vazhdimisht aktivitete që synojnë zbulimin dhe parandalimin e transferimit të paligjshëm ndërkufitar të parave të gatshme, duke kontribuar drejtpërdrejt në luftën kundër krimit financiar.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume