Një zjarr i madh ka përfshirë një kullë në qytetin e Kuvajtit, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe një reagim të menjëhershëm të shërbimeve të emergjencës. Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë flakë dhe re të mëdha tymi që ngrihen nga ndërtesa e lartë në kryeqytet.

Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit kanë ndërhyrë menjëherë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të evakuuar personat që ndodheshin brenda ndërtesës. Deri tani nuk ka një bilanc të saktë për të lënduar apo viktima.

Ngjarja vjen në një moment tensionesh të larta në rajon, pasi raportime të shumta flasin për sulme me raketa dhe dronë në disa vende të Gjirit Persik. Ushtria e Kuvajtit ka deklaruar se po përballet me një valë dronësh armiqësorë, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar nëse zjarri në kullë lidhet me këto zhvillime

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume