Në Nabi al Shid, në Liban një kompani parashutistësh izraelitë u përleshën me grupin e Hezbollahut.

Të paktën 3 ushtarë izraelitë dhe 12 anëtarë të grupit Hezbollah u vranë.

Siç raporton gazetari i Top Channel Artur Bibe, pas përleshjes parashutistët u larguan me helikopterë për t’ja lënë vendin bombardimeve të ushtrisë izraelite.

Numri i viktimave civile kalon mbi 24, ndërsa në total shkon në 39 me gjithë anëtarët e Hezbollah dhe izraelitët e vrarë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume