Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka reaguar ndaj stërvitjeve të përbashkëta ushtarake mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut.

Ajo i cilësoi këto manovra si përgatitje të hapur për luftë, duke vënë në dyshim karakterin mbrojtës që u jepet zyrtarisht.

Stërvitjet kanë nisur në mes të muajit mars në territorin e Koresë së Jugut dhe zhvillohen çdo vit.

Sipas Uashingtonit dhe Seulit, ato kanë si qëllim rritjen e gatishmërisë ushtarake përballë kërcënimeve të mundshme nga Koreja e Veriut.

Nga ana tjetër, Moska e sheh këtë zhvillim si një rritje të tensioneve në rajon, duke argumentuar se aktivitetet dhe pajisjet e përdorura gjatë stërvitjeve shkojnë përtej një skenari mbrojtës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume