Një 26-vjeçar nga Tetova është arrestuar në orët e para të mëngjesit pasi policia i gjeti marihuanë dhe konstatoi se ishte nën ndikimin e alkoolit.
Sipas SPB Tetovë, të dhënat e të cilës i publikon Tetovasot, S.D. u ndalua në rrugën “Jordan Zllatanoski”.
Gjatë kontrollit iu gjet marihuanë, ndërsa alkooltesti tregoi 1.34 promilë alkool në gjak.
Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të përballet me procedurat ligjore.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume