Më datë 01.03.2026, në ora 12:50, në fshatin Semenishtë të komunës së Sarajit, zyrtarë policorë nga Njësia e Policisë Ndërhyrëse pranë SPB Shkup kanë privuar nga liria personin S.H. (25) nga fshati Semenishtë.

Arrestimi u krye duke vepruar sipas një denoncimi paraprak se në rrugën e vjetër Tetovë – Shkup, për shkak të një keqkuptimi në trafik, ai ka sulmuar fizikisht personin E.E. (34) nga fshati Arnaqi i Shkupit. Gjatë sulmit, i dyshuari ka përdorur një mjet të mprehtë me të cilin i ka shkaktuar viktimës plagë shpuese.

​Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personit në fjalë do të vijojë kallëzimi përkatës penal.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume