Dy persona janë arrestuar në Tetovë nën dyshimet për përfshirje në narkotikë.
Më 28.03.2026 rreth orës 23:00 në rrugën “Bllagoja Toska”, policia ka privuar nga liria I.C. (44) nga Tetova, pasi gjatë kontrollit i është gjetur lëndë pluhuri e bardhë. Ai ka deklaruar se substancën e kishte blerë nga Sh.B. (62), po ashtu nga Tetova.
“Pas ndërmarrjes së masave, rreth orës 23:40 është arrestuar edhe Sh.B., tek i cili janë gjetur dy telefona celularë dhe para”, njofton policia për Tetovasot.
Të dy personat janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do të pasojnë kallëzimet përkatëse, raporton Tetovasot.