Një raketë balistike e lëshuar nga Irani hyri në hapësirën ajrore turke përpara se të rrëzohej nga mbrojtja ajrore dhe raketore e NATO-s e vendosur në Mesdheun lindor, tha të hënën ministria e Mbrojtjes e Turqisë.

Ky veprim shënoi incidentin e katërt të tillë që nga fillimi i luftës SHBA-Irael me Iranin, pas tre interceptimeve të mëparshme nga sistemet e NATO-s në fillim të këtij muaji që e shtynë Ankaranë të protestonte dhe të paralajmëronte Teheranin.

Teherani ka mohuar në tre incidentet e mëparshme se ka autorizuar lëshime të tilla, dhe i ka kërkuar Ankarasë të formojë një hetim të përbashkët për këtë çështje.

Ministria tha se të gjitha masat e nevojshme po merren “me vendosmëri dhe pa hezitim” kundër çdo kërcënimi të drejtuar ndaj territorit dhe hapësirës ajrore të Turqisë.

Kujtojmë se edhe në rastet e mëparshme ishte mbrojtja kundërajrore e NATO-s që kishte rrëzuar raketat balistike që ishin lansuar nga Irani dhe po udhëtonin drejt territorit të Turqisë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume