Në pikën kufitare Jazhincë është arrestuar një person pasi drejtonte një veturë të kërkuar ndërkombëtarisht.
“Më 17.03.2026 në ora 17:15, gjatë kontrollit kufitar është konstatuar se vetura ‘Škoda Octavia’ që drejtohej nga A.T.(41) nga Gorno Sedlarcë ishte e kërkuar nga Interpol Austria”, thuhet në njoftimin për Tetovasot.
Automjeti është konfiskuar dhe ndaj personit do të pasojë kallëzim.