Momenti kur spikeri i televizionit shtetëror iranian shpërthen në lot teksa njofton vdekjen e Ali Khamenei
Ky është momenti kur spikeri i televizionit shtetëror iranian shpërtheu në lot teksa njoftonte vdekjen e Udhëheqësit Suprem Ajatollah Ali Khamenei.
“Zoti është i madh. Zoti është i madh. Me pikëllim të thellë i njoftohet kombit iranian se Ajatollah i Madh Ali Khamenei, Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik, u martirizua sot në një sulm të përbashkët kriminal nga Shtetet e Bashkuara dhe regjimi sionist,” tha spikeri, përpara se të shpërthente në lot.
Irani shpall 40 ditë zi për vdekjen e Khameneit.