Në një aksion të realizuar pas mesnate, policia e Tetovës ka kryer kontroll në një objekt hotelier në fshatin Zubovcë, komuna e Vrapçishtit.
Gjatë kontrollit, për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik, janë shoqëruar tri femra: dy nga Serbia dhe një nga Shqipëria. Ato janë ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit për procedura të mëtejshme.
Objekti rezulton të jetë në pronësi të një 20-vjeçari nga Dobërdolli.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume