Ambasadori i Kosovës në Shkup, Florian Qehaja, ka zhvilluar një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të RMV-së, Timčo Mucunski, ku në fokus ishte thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Gjatë takimit, u diskutua agjenda dypalëshe, e cila përfshin bashkëpunimin ndërinstitucional në sektorë të ndryshëm me interes të përbashkët.

Sipas ambasadorit Qehaja, të dyja shtetet do të angazhohen më tej në konkretizimin e projekteve të përbashkëta, duke synuar që përfituesit kryesorë të jenë qytetarët.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume