Më datë 06.04.2026, në orën 20:00, në fshatin Pirok të Tetovës, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor i Kamjanit kanë privuar nga liria personat J.K. (33), J.A. (36) dhe J.N. (20), të gjithë nga fshati Rakovec i Tetovës, duke vepruar sipas denoncimit paraprak nga M.R. (53) nga fshati Rakovec, se në orën 17:45, derisa po lëvizte me bashkëshorten e tij me automjetin e tij drejt Tetovës, i kanë bllokuar rrugën, pas së cilës me mjet të fortë dhe metalik i kanë dëmtuar automjetin. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume