Policia ka arrestuar R.I. (26) nga Treboshi pasi në rrugën “29 Nëntori” në Tetovë ka sulmuar fizikisht një 25-vjeçare. Pas alkooltestit është konstatuar se ai kishte 0.89 promilë alkool në gjak. Ai është ndaluar në stacion policor dhe ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse, transmeton Tetovasot.