Një 59-vjeçar nga Reçica e Vogël ka përfunduar në polici pasi ka penguar aktivitetet e Komunës së Tetovës.

Sipas informacioneve, ai kishte vendosur dry në hyrje të një parcele të paraparë për punë komunale, duke pamundësuar qasjen.

“Arrestimi u krye pas një denoncimi nga Komuna e Tetovës, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse”, bëjnë të ditur nga SPB Tetovë.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume