Një grua 46-vjeçare nga fshati Skudrinjë është arrestuar pasi kërkohej me urdhërarrest për vuajtjen e një dënimi të gjatë me burg.

Sipas policisë, arrestimi është bërë më 02.04.2026 në orën 09:00 nga zyrtarët e Stacionit Policor Rostushë.

“Ajo kërkohej me urdhër gjykate për vuajtjen e dënimit me burg prej pesë vitesh e gjashtë muajsh”, thuhet në njoftimin për Tetovasot.

Pas arrestimit, 46-vjeçarja është dërguar në institucion ndëshkues-përmirësues.

“Personi është dërguar për vuajtjen e dënimit me burg”, njoftojnë autoritetet për Tetovasot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume