Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike në Gostivar ka ngritur kallëzim penal kundër një 38-vjeçari nga fshati Senokos, komuna e Vrapçishtës.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
“Ekzistojnë baza të dyshimit për veprën penale ‘prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike’”, bëjnë të ditur nga policia.TS