Bastisje në Shkup, privohet nga liria shtetasi turk, gjenden drogë dhe kompjuterë përmes të cilëve organizonte lojëra fati onlajn
Më 09.04.2026 në Shkup, në territorin e Qendrës, nëpunësit policorë të Njësitit për Tregti të Palejuar pranë SPB Shkup e privuan nga liria B.B. (29), shtetas turk me qëndrim në Shkup. Gjatë bastisjes së realizuar, pas pranimit të urdhrit të gjykatës, në shtëpinë ku ndodhej B.B., janë gjetur pesë vazo me kanabis, marihuanë, një peshore digjitale dhe dy kompjuterë laptopë përmes të cilëve organizonte lojëra fati onlajn. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit do të ngrihet kallëzim penal përkatëse.