Një rast i rëndë është shënuar të hënën në Prishtinë.

Sipas raportit të policisë, një grua është sulmuar fizikisht nga djali i saj, me ç’rast e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.

“Është raportuar se viktima femër kosovare, ishte sulmuar fizikisht nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume