Një person është arrestuar në fshatin Batushë të Gjakovës, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar katër armë të gjata dhe 380 fishekë.

Po ashtu, sipas policisë, është arrestuar edhe një i dyshuar tjetër, i cili ka deklaruar se armët janë të tij.

“Tek i dyshuari mashkull kosovar gjatë kontrollit në shtëpinë tij janë gjetur dhe konfiskuar katër armë të gjata dhe 380 fishekë. Po ashtu është arrestuar edhe i dyshuari tjetër kosovar i cili ka deklaruar se armët janë të tij”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Reporteri.net/

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume