Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit.
Kështu ka bërë të ditur kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.
“Natyrisht që sot”, tha ajo kur është pyetur se a do të mbahet sot seanca për zgjedhjen e presidentit.
Një ditë para se Kuvendi të shpërndahet në rast se nuk zgjidhet presidenti, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë thënë se janë gati për organizimin e zgjedhjeve të reja, të cilat, sipas afatit kushtetues do të duhej të mbaheshin më së voni më 7 qershor.