Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, zhvilloi takim me U.D. Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut, Nicole Varnes.

Në fokus të bisedimeve ishte thellimi i bashkëpunimit ndërmjet pushtetit lokal dhe partnerëve ndërkombëtarë, me theks të veçantë në procesin e decentralizimit, fuqizimin e komunave dhe rritjen e kapaciteteve institucionale në nivel lokal. Palët diskutuan edhe për mbështetjen konkrete përmes projekteve zhvillimore, të cilat synojnë përmirësimin e drejtpërdrejtë të cilësisë së jetës së qytetarëve.

Gjatë takimit u theksua se mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbetet kyçe për Maqedoninë e Veriut, sidomos në drejtim të forcimit të institucioneve demokratike, avancimit të reformave dhe përshpejtimit të proceseve integruese të vendit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume