Çmimet me pakicë të benzinave Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 ulen për 1.50 denarë për litër, në krahasim me çmimet e përcaktuara me vendimin e datës 06.04.2026. Me këtë ndryshim, çmimi i ri i Eurosuper BS-95 do të jetë 82.00 den/lit, ndërsa Eurosuper BS-98 do të shitet për 84.00 den/lit.
Ulje më të ndjeshme ka pësuar çmimi i Eurodizelit (D-E V), i cili zvogëlohet për 2.50 denarë për litër. Sipas vendimit të ri për përcaktimin e çmimeve më të larta të derivateve të naftës dhe lëndëve djegëse për transport, çmimi i ri me pakicë i Eurodizelit do të jetë 95.50 den/lit