Në debatin për Ligjin për arsimin e lartë, Zëvendësministri i Arsimit Driton Sulejmani nga VLEN deklaroi se shumica e sugjerimeve të dhëna nga universitetet janë marrë seriozisht dhe konsiderohen të arsyeshme.

Duke folur në emisionin “Click Plus” në TV21, ai theksoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka treguar kujdes që të mos injorojë propozimet e institucioneve të arsimit të lartë.

Sipas Sulejmanit, qëllimi kryesor i ligjit është garantimi i cilësisë në arsimin e lartë, duke shtuar se një pjesë e konsiderueshme e sugjerimeve pritet të përfshihen në versionin përfundimtar. Megjithatë, ai nënvizoi se jo të gjitha propozimet mund të pranohen, pasi ministria ka edhe politikat e veta arsimore.

Ai bëri të ditur se drafti i ligjit ndodhet në fazën finale të përgatitjes, por ende ekziston hapësirë për korrigjime dhe përmirësime para miratimit përfundimtar.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume