Më 16.04.2026, në orën 15:30, në DPB Gostivar, një person 56-vjeçar nga Gostivari ka denoncuar se është mashtruar nga A.S. nga fshati Haraçinë e Shkupit, për një shumë prej 5.000 eurosh.

Sipas denoncimit, përmes rrjeteve sociale ai ka rënë në kontakt me personin dhe është vënë në lajthitje për shitblerjen e një tufe delesh, me ç’rast përmes një ndërmjetësi i ka paguar të denoncuarit 5.000 euro si kapar. Pas marrjes së parave, i denoncuari ka ndërprerë kontaktet dhe ka fikur telefonin, pas së cilës personi ka kuptuar se është mashtruar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume