“Sonte, në një atmosferë pozitive dhe mobilizuese, u mbajt kuvendi i Nëndegës Shkumbini. Kryetar u zgjodh Muhamet Rushani, ekonomist i diplomuar, i punësuar në Drejtorinë e të Hyrave Publike – Tetovë, me përvojë shumëvjeçare dhe aktivist i dëshmuar i Bashkimit Demokratik për Integrim.
Procesi i ristrukturimit vazhdon, duke respektuar kontributin e së kaluarës dhe duke ndërtuar me vendosmëri të ardhmen” ka shkruar Bajram Rexhepi kryetar i degës së BDI-Tetovë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume