24 viktima të dhunës në familje nga komuna e Tetovës janë strehuar vitin e kaluar nga Qendra për të Drejtat e Gruas « Etika » nga Gostivari, u njoftua kështu në një debat të zhvilluar dje në Tetovë.
Kjo qendër funksionon si Mbrojtje Qendër e vetme për Rajonin e Pollogut.

Në debatin lidhur me këtë çështje, Komuna e Tetovës tha se ka ofruar dhe do të vazhdojë që të ofrojë mbështetje për çdo shërbim që mbronë gratë dhe fëmijët viktima të dhunës, pasi luftimi i dhunës në kohë dhe në mënyrë efikase është obligim i çdo institucioni kompetent.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume