Sot u mbajt mbledhja e tretë e Këshillit për ndjekjen e reformave në drejtësi informon Tetovasot.

Si Ministri e Drejtësisë, po punojmë me përkushtim dhe me intensitet të shtuar, ndërsa rezultatet e konfirmojnë këtë. Më shumë se gjysma e aktiviteteve të planifikuara për vitin 2025 tashmë janë realizuar, gjë që përfaqëson përparim të konsiderueshëm. Sipas të dhënave, nga gjithsej 116 aktivitete të planifikuara, 66 janë realizuar plotësisht, ndërsa 50 janë në proces, duke treguar dinamikë të shtuar dhe angazhim më të madh institucional në zbatimin e reformave.

Veçanërisht e rëndësishme është se sot u përmbyllën proceset kyçe për funksionimin e Këshillit për ndjekjen e reformave në drejtësi. U miratua Rregullorja e punës, ndërsa Metodologjia për ndjekjen dhe vlerësimin e Strategjisë sektoriale për drejtësi 2024–2028 u miratua njëzëri. Me këtë vendosen baza të forta për efikasitet më të madh, transparencë dhe llogaridhënie në ndjekjen e proceseve reformuese.

Fokusi ynë mbetet në rezultate konkrete, veçanërisht në masat me afat deri në qershor 2026.

Do të vazhdojmë me punë intensive, në partneritet me të gjitha institucionet relevante, bashkësinë ndërkombëtare dhe publikun ekspert.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume